Në mbështetje të postës kufitare të Vidohovës (Korçë), u vra në fushën e betejës Memo Nexhip Bejko, luftëtar antifashist, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Dukaj të rrethit të Tepelenës, në vitin 1926. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në fillim si luftëtar në çetat partizane të Tepelenës, pastaj në batalionin “Baba Abaz”, zv.komandant kompanie në batalionin II të Brigadës VI Sulmuese. Pas çlirimit kreu detyra të ndryshme komanduese në radhët e Ushtrisë Popullore. Drejtoi veprimet ushtarake të një batalioni në mbështetje të postës kufitare të Vidohovës gjatë provokacioneve të gushtit 1949 për mbrojtjen e kufijve të atdheut kundër sulmeve të forcave greke, ku ra në fushën e betejës. (Në fotografi: Memo Nexhip Bejko)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 202.
Fotografia: © https://www.facebook.com/Laberia.Shqiperi/photos/
Përpunim grafik: AHCF




