Rrahim Beqiri

Lexo ngjarje:

Nga plagët e marra u nda nga jeta Rrahim Beqiri, veprimtar, dëshmor i luftës në Maqedoninë e Veriut. Lindi në fshatin Kopernicë të Kamenicës, në vitin 1957. Kreu shkollën e mesme në Kamenicë, studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Për shkak të aktivitetit politik u keqtrajtua dhe u burgos disa herë. Në vitet ’90 të shekullit XX emigroi në Gjermani. Me fillimin e luftës në Kosovë, u bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën e Marecit. Mori pjesë në shumë beteja. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në fillim të vitit 2000 u burgos nga forcat ruse. Pas lirimit nga burgu, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, ndërsa më 2001 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Më 21 korrik 2001, duke luftuar kundër forcave maqedonase u plagos rëndë dhe më pas, u nda nga jeta nga plagët e marra. Në Kamenicë i është ngritur përmendorja në shenjë nderimi për veprën e tij. (Në fotografi: Rrahim Beqiri)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 153–154.

Fotografia: © https://www.epokaere.com/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img