Dalja e numrit të gazetës “Shpnesa e Shqypeniis”

Lexo ngjarje:

Në Raguzë (Dubrovnik) doli numri i parë i gazetës “Shpnesa e Shqypeniis” (“Nada Albanije”, “La speranza dell’Albania”, 1905–1908), gazetë politike, shoqërore e letrare. Botohej shqip, italisht e serbisht. Vijoi deri në numrin 28 (26 qershor 1907); më pas u botua në Trieste, ndërsa në vitin e katërt të botimit (1908) u botuan vetëm 2 numra në Romë. Dolën gjithsej 38 numra. E drejtonte Nikollë Ivanaj. Propagandoi idenë e luftës për pavarësi, mësimin e gjuhës shqipe në shkolla; demaskoi synimet e shovinistëve fqinj për copëtimin e Shqipërisë etj. (Në fotografi: Ballina e gazetës “Shpnesa e Shqypeniis”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2535.

Fotografia: © Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë.

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Jeton Dedushaj

Në frontin Dashinoc-Lumbardh-Pozhar u vra Jeton Dedushaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Pertef Pogoni

Lufta e Vlorës

Liri Gero

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img