Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E hënë, 4 Maj, 2026

Dalja e numrit të parë të gazetës “Besa”

Lexo ngjarje:

Në Stamboll doli numri i parë i gazetës “Besa” (1908–1909), gazetë politike e shoqërore shqip e turqisht. Ishte ndër gazetat e para të shqiptarëve të Stambollit pas shpalljes së Kushtetutës Xhonturke. Vijoi të botohet në mënyrë jo të rregullt edhe gjatë vitit 1909; dolën 12 numra; nr. 8 (31 dhjetor 1909) doli me titullin “Besa-Bashkim”; nga nr. 9 (11 janar 1909) e deri në fund, doli përsëri me titullin “Besa”. Në këtë të përkohshme bashkëpunuan atdhetarët: Cile Vreto, Hilë Mosi, Nastas Frashëri, Murat Toptani etj. (Në fotografi: Faqe e gazetës “Besa”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 221.

Fotografia: © https://www.facebook.com/1080458182006434/photos/a.1087728017946117/1211492305569687/?type=3

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Michele Bulmetti

U nda nga jeta at Mikele Bulmeti (it. Michele Bulmetti), misionar arbëresh.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img