Dalja e numrit të parë të gazetës “Drita”

Lexo ngjarje:

Në Sofje të Bullgarisë doli numri i parë i gazetës “Drita” (1901–1908), gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore e letrare. Botohej me alfabetin e Stambollit. Vijoi deri në numrin 101. E drejtonte Shahin Kolonja. Gazeta “Drita” ishte një ndër organet më të rëndësishme të shtypit shqiptar në fillim të shekullit XX. Doli me moton politike: “Mpron të drejtat e kombit shqiptar” dhe me këtë pikësynim i dha shtysë mendimit politiko-shoqëror të fazës së fundit të Rilindjes Kombëtare për ndërgjegjësimin e shqiptarëve për t’u shkëputur nga zgjedha osmane. Gazeta “Drita” ushqeu idenë e bashkimit të shqiptarëve pa dallim feje, ndikoi për zhvillimin e publicistikës dhe të letërsisë artistike shqiptare; ajo u shndërrua në një ditar e udhërrëfyes për ngjarjet në Shqipëri dhe mbi Shqipërinë. (Në fotografi: Numër i gazetës “Drita”, 1904.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 533.

Fotografia: © https://www.syri-vision.tv/120-vjet-nga-botimi-i-gazetes-drita/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img