Dino Kalenja

Lexo ngjarje:

Në Kalenjë të Mallakastrës lindi Dino Kalenja, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Si nxënës në Liceun e Korçës mori pjesë në Demonstratën e Bukës (1936). Me themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare punoi me energji për realizimin e platformës së saj politike. Në vitet 1942–1943 zhvilloi veprimtari antifashiste në Tiranë. Duke punuar në Ministrinë e Brendshme, dha informata të rëndësishme dhe ndihmoi në veprimtaritë ilegale të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare; u lidh ngushtë me njësitet guerile të Tiranës dhe organizoi bashkë me ta arratisjen e të burgosurve politikë nga burgu dhe nga spitali i burgut. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare, në verë të 1943-shit. Partizan në çetën e Pezës (1943) e më pas komandant i komandës së vendit në Mallakastër dhe komisar i batalionit “Ismail Klosi” (1943). Mori pjesë në një varg aksionesh e luftimesh dhe tregoi aftësi drejtuese. U vra në Gradishtë të Hekalit (Mallakastër), gjatë luftës me pushtuesit gjermanë, në vitin 1944. (Në fotografi: Dino Kalenja)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1094.

Fotografia: © https://www.facebook.com/151402498339962/photos/a.155725384574340/1093293720817497/?locale=sq_AL

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img