U nda nga jeta at Donat Kurti, klerik katolik, studiues, etnograf e folklorist i shquar. Lindi në Shkodër, në vitin 1903. Studioi teologji dhe filozofi në Kolegjin Antonian në Romë. U shugurua prift më 1927. Pas kthimit në Shkodër, dha mësim në liceun françeskan “Illyricum”. Nga viti 1938 deri më 1941 shërbeu si drejtor i këtij gjimnazi. U zgjodh rishtas në vitin 1944. Si shumë priftërinj katolikë, u arrestua më 1946 dhe bëri 17 vjet burg (në Shkodër, Burrel, Beden dhe kampe të tjera internimi). (Në fotografi: Donat Kurti)
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 398.
Fotografia: © https://gazetadielli.com/at-donat-kurti-3-shtator-1903-11-nandor-1985/
Përpunim grafik: AHCF




