Fransua Pukëvilë

Lexo ngjarje:

Në Francë lindi Fransua Pukëvilë (François Charles Henry Louis Pouqueville), mjek, natyralist, diplomat, historian e arkeolog francez. Ishte konsull i përgjithshëm i Perandorisë e më pas i Mbretërisë Franceze në Janinë dhe në Patra. Ndoqi nga afër veprimtarinë politike të Ali pashë Tepelenës. Njihet si historiani më i rëndësishëm i çerekut I të shekullit XIX për pashallëkun e Janinës. Vizitoi edhe një pjesë të madhe të Shqipërisë, duke udhëtuar nga Janina në Shkodër. Në veprat e tij, sidomos në “Voyage de la Grèce” (“Udhëtim nëpër Greqi”, Paris, 1820) dhe “Histoire de la regénération de la Grèce” (“Historia e ringjalljes së Greqisë”), jep të dhëna të çmueshme për vendin, popullin e shtresat shoqërore të Shqipërisë Jugore. Ndonëse armik politik i vezirit të Janinës, provoi më së miri synimet e Aliut për shkëputje nga Perandoria Osmane. Vlerësimet e tij që nxijnë personalitetin e vërtetë të Ali pashë Tepelenës nuk i kanë qëndruar kritikës bashkëkohore dhe asaj të mëvonshme. U nda nga jeta në Francë, në vitin 1838. (Në fotografi: Fransua Pukëvilë)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2124.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Fran%C3%A7ois_Pouqueville

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img