Kolë Margjini

Lexo ngjarje:

Në Prizren lindi Kolë Margjini, arsimtar. Studimet pedagogjike i kreu në Austri. Në vitin 1913 filloi punë në Shkollën Popullore si mësues i matematikës, pastaj si mësues i gjermanishtes në disa shkolla të vendit. Në themelimin e Shoqërisë kulturore-sportive “Vllaznia” më 1919, u zgjodh në kryesinë e saj. Më 1923 u emërua drejtor i arsimit në Prefekturën e Beratit, kurse mes viteve 1936–1939 shërbeu në të njëjtin post në Prefekturën e Shkodrës. Dha një kontribut të rëndësishëm për përpilimin dhe përshtatjen e disa teksteve shkollore, si: Aritmetika për klasën IV, Aritmetika për klasën V, Matematika për klasën I të gjimnazit, Algjebra për kursin e ulët të gjimnazit etj. Për meritat e tij profesionale, përfaqësoi Shkodrën në tri kongrese arsimore kombëtare (1920, 1922, 1924). Më 1941 hapi në Prizren gjimnazin e parë në gjuhën shqipe. Dy vite më vonë, më 1943, u zgjodh anëtar e, më vonë, nënkryetar i komitetit drejtues të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Në janar të vitit 1945 u arrestua në Shkodër dhe iu dorëzua serbëve, të cilët e dënuan fillimisht me vdekje e më pas me burgim. U nda nga jeta pas pesë vitesh në burgun famëkeq të Sremska-Mitrovicës, në Serbi. Më 1992, Presidenti i Republikës e dekoroi me medalje “Martir i Demokracisë”. Dy vite më vonë, më 1994, iu dha titulli “Mësues i Popullit”. Më 27 nëntor 2002, Këshilli i Bashkisë së Shkodrës i vuri shkollës së mesme pyjore emrin e tij, kurse më 7 mars 2009 e shpalli “Qytetar nderi” (pas vdekjes). (Në fotografi: Kolë Margjini)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 210.

Fotografia: © https://www.facebook.com/379148285430852/photos/a.917772981568377/969292286416446/?locale=zh_CN

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img