Mbledhja e Moskës

Lexo ngjarje:

10 nëntor – 1 dhjetor 1960

U zhvillua “Mbledhja e Moskës”, me pjesëmarrjen e 81 delegacioneve të partive komuniste e punëtore të botës në një gjendje të ndërlikuar të lëvizjes komuniste ndërkombëtare, e shkaktuar nga debati i hapur ndërmjet Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Partisë Komuniste të Kinës, për një varg çështjesh që kishin të bënin me teorinë dhe praktikën e socializmit: përcaktimin politik të periudhës pas Luftës II Botërore, qëndrimin ndaj luftës e paqes, çështjen e bashkekzistencës paqësore ndërmjet sistemeve të kundërta shoqërore, çështjen e rrugëve të kalimit nga kapitalizmi në socializëm, qëndrimin ndaj J. V. Stalinit dhe kultit të individit, qëndrimin ndaj Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe unitetit të kampit socialist e të lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Në debatin teorik u përfshi edhe Partia e Punës së Shqipërisë, delegacioni i së cilës në Mbledhjen e Moskës kryesohej nga Enver Hoxha. Delegacioni i Partisë së Punës të Shqipërisë u pozicionua kundër qëndrimit të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, që udhëhiqej nga N. S. Hrushovi. Divergjencat ndërmjet Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, që ishin shfaqur pas vdekjes së Stalinit (1953), për herë të parë dolën hapur në këtë mbledhje. Enver Hoxha në fjalën e tij e cilësoi si revizioniste vijën e ndjekur nga Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, të papranueshme kritikat e udhëheqjes sovjetike ndaj politikës së Stalinit, si dhe antikomuniste përpjekjet e Hrushovit për reforma ekonomike dhe hapje ndaj Perëndimit. Fjala e Enver Hoxhës u përkrah nga përfaqësuesi i Partisë Komuniste të Kinës, por nuk u pranua dhe shkaktoi kritika të ashpra nga përfaqësuesit e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të partive të tjera komuniste e punëtore evropiane. Megjithatë, në mbledhje u miratua një deklaratë e përbashkët, e cila nuk mundi të mbulojë kontradiktat e thella ndërmjet dy vijave brenda lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Mbledhja e Moskës shënoi fillimin e ndarjes përfundimtare të Partisë së Punës të Shqipërisë nga Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik dhe shumë prej partive të tjera komuniste e punëtore të botës me qëndrim prosovjetik, gjë që u pasqyrua menjëherë edhe në përkeqësimin e marrëdhënieve shtetërore të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të kampit socialist. (Në fotografi: Moska në vitin 1960.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1665.

Fotografia: © https://360grade.al/390317/mbledhja-e-81-partive-komuniste-ne-moske-ditari-i-panjohur-i-enverit-vendosem-te-kthehemi-ne-atdhe-me-tren-njoftova-shoket-e-sigurimit-qe/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Jeton Dedushaj

Në frontin Dashinoc-Lumbardh-Pozhar u vra Jeton Dedushaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Pertef Pogoni

Lufta e Vlorës

Liri Gero

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img