Selajdin Mullaabazi

Lexo ngjarje:

Te Kryqi i Apterushës, në ballafaqim me forcat serbe u vra Selajdin Mullaabazi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në Rahovec, në vitin 1970. Që nga fillimi i luftës së armatosur u përfshi në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 12 maj të vitit 1998 mori pjesë në luftimet në betejën e Bardhatinit dhe që atëherë mbante nofkën luftarake “Komandant Mici”. Më 8–9 qershor të vitit 1998 dha kontribut në formimin e shtabit operativ lokal për batalionin e Rahovecit. Me bashkëluftëtarët e tij arriti të zmbrapste forcat serbe në “Luginën e Shqiponjave” në Rahovec, më 25 korrik të vitit 1998. Ishte njëri nga bartësit e rezistencës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e Rahovecit. Ra dëshmor në luftimet e vitit 1998. (Në fotografi: Selajdin Mullaabazi)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1143.

Fotografia: © https://www.facebook.com/832743373569474/photos/a.832746533569158/931343357042808/?type=3

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Jeton Dedushaj

Në frontin Dashinoc-Lumbardh-Pozhar u vra Jeton Dedushaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Pertef Pogoni

Lufta e Vlorës

Liri Gero

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img