Spiro Kosturi

Lexo ngjarje:

Në Selanik u vra Spiro Kosturi, atdhetar, i biri i Jovan Kosturit, një prej themeluesve të Mësonjëtores së Parë Shqipe. Nën shëmbëlltyrën e të atit, u përfshi gjallërisht në zgjimin kombëtar. Shërbente si një nga katër kujdestarët e shkollës së djemve në Korçë kur, në vitin 1903, arrestohet dhe internohet në Selanik prej autoriteteve osmane, të cilat i druheshin fortifikimit të ndjenjave nacionaliste përmes arsimimit në shqip. Vrasja e Kosturit ndikoi në lëvizjen kombëtare shqiptare. Shtypi i diasporës, “Kombi” në Boston dhe “Drita” në Sofje, intensifikoi përpjekjet për të mbajtur ndezur flakën e atdhedashurisë. Spiro Kosturi u konsiderua si martir i lëvizjes kombëtare. (Në fotografi: Spiro Kosturi)

Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror

Fotografia: © https://alb-spirit.com/2017/09/11/spiro-kosturi-vrau-mitropolitin-e-korces-kallpidhis/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Jeton Dedushaj

Në frontin Dashinoc-Lumbardh-Pozhar u vra Jeton Dedushaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Pertef Pogoni

Lufta e Vlorës

Liri Gero

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img