Tahir Dizdari

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Tahir Dizdari, filolog, orientalist i shquar. Studimet e larta për shkenca politike i kreu në Universitetin e Stambollit, në Turqi 1922–1925. Gjatë viteve 1925–1939 shërbeu në administratën e lartë shtetërore dhe u aktivizua si publicist, kritik e polemist në organe të ndryshme të shtypit të kohës. Gjatë pushtimit fashist, për pikëpamjet e tij nacionaliste u internua në Itali (1939–1942). U arrestua më 27 shkurt të vitit 1951 dhe u mbajt për 13 muaj në hetuesi, në lidhje me të ashtuquajturën “bombë në Ambasadën Sovjetike”, por u lirua për mungesë provash. U nxor nga shtëpia e tij private. Në këto kushte ai u shtrëngua të flinte në librarinë e tij, që e kish hapur më 1952. Më 1965 u “pranua” si bashkëpunëtor i Institutit të Gjuhësisë, sektori i leksikologjisë dhe i leksikografisë. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 1972. Më 1995, Presidenti i Republikës i dha urdhrin “Naim Frashëri” i Klasit I, me motivacionin “Për kontributin e shquar në zhvillimin e shkencave albanologjike”. La në dorëshkrim “Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe” Tiranë, 2005, “Persizmat në gjuhën shqipe dhe studimi i tyre” Tiranë, 2010. (Në fotografi: Tahir Dizdari)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 162–163.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Tahir_Dizdari

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img