Në Shkodër lindi Xheneta Kadillari, pjesë e piktorëve shqiptarë të natyrës. Kadillari u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, për grafikë (1982). Pas diplomimit ishte pedagoge në shkollën e mesme artistike “Preng Jakova” në Shkodër, në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë dhe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Aktiviteti i saj artistik përfshin pjesëmarrjen në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në disa ekspozita vetjake. Piktura e saj karakterizohet nga prirje shprehëse dhe kolorit i pasur, që artistja e ruan nga kontakti i përhershëm me natyrën. Xheneta Kadillari ka marrë pjesë në disa veprimtari të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, ku është vlerësuar me çmime e medalje të ndryshme. (Në fotografi: Vepra e Kadillarit “Peizazhe në Shëngjergj”, 2019, vaj në kanavacë.)
Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 178.
Fotografia: © Koleksion i autores.
Përpunim grafik: AHCF




