Në Nju-Hampshire të SHBA-së lindi Alan Shepard, astronauti i parë amerikan, me origjinë shqiptare nga Dardha e Korçës. Alan Shepard u diplomua në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1944). Në vitin 1957 u diplomua në Kolegjin e Luftës Detare, Newport, Rhode Island. Alan Shepard komandoi fluturimin Apollo 14, i cili përfshinte uljen e parë në Hënë. Në satelitin tokësor vendosi flamurin shqiptar i cili iu dorëzua delegacionit shqiptar që merrte pjesë në seksionin e 26-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky flamur ndodhet i ekspozuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Gjatë viteve 1963–1969 Alan Shepard drejtoi zyrën e astronautëve të NASA-s dhe më pas, në vitet 1971–1974, u tërhoq nga marina për të ndërmarrë një karrierë në biznesin privat në Teksas. Ai mori çmime të shumta, duke përfshirë Medaljen e Shërbimit të Shquar nga NASA (Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës) dhe “Medaljen e nderit në hapësirë” nga Kongresi Amerikan. U nda nga jeta në Kaliforni të SHBA-së, në vitin 1998. (Në fotografi: Alan Shepard)
Teksti: https://www.britannica.com/biography/Alan-B-Shepard-Jr
Fotografia: © https://www.biography.com/scientists/alan-shepard
Përpunim grafik: AHCF




