Në zonën e Fanit të Mirditës u vra Hajdar Tafa, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i reparteve të Mbrojtjes së Popullit, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Banaj të Beratit, në vitin 1920. U rreshtua në radhët partizane, në fillim në Batalionin e Rinisë (1944), pastaj në Brigadën X Sulmuese. Pas çlirimit shërbeu në Ushtrinë Popullore, në repartet e Mbrojtjes së Popullit (1946) dhe në repartet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (1949). Mori pjesë në shumë veprime luftarake kundër grupeve të armatosura armiqësore ndaj regjimit në fuqi. (Në fototgrafi: Busti i Hajdar Tafës, Berat.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2652.
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Hajdar_Tafa
Përpunim grafik: AHCF




