Nuredin Zejnullahu

Lexo ngjarje:

Në Pejë (Kosovë) u ekzekutua Nuredin Zejnullahu (Cekë), mjek, internist, dëshmor. Lindi në Pejë, në vitin 1949. Në vendlindje kreu shkollën fillore dhe gjimnazin, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd. Punoi në Pejë, në Spitalin e Përgjithshëm. Në Beograd përfundoi specializimin në fushën e mjekësisë interne. Me shpërthimin e luftës në Kosovë, u angazhua për sigurimin e barnave dhe të pajisjeve të tjera të nevojshme për mjekimin e të plagosurve. Në mbrëmjen e 19 nëntorit të vitit 1998 persona të maskuar hynë në shtëpinë e tij dhe në prani të familjarëve e ekzekutuan mizorisht. Për merita të veçanta në ndihmë luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile në rrethana lufte, Shoqata e Mjekëve të Kosovës, pas vdekjes, e nderoi me mirënjohje të veçantë. (Në fotografi: Nuredin Zejnullahu)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1791.

Fotografia: © https://ekonomiaonline.com/veseli-kujton-mjekun-e-luftes-se-uck-se-shpetim-robajn/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img