U nda nga jeta Zef (Giuseppe) de Rada, djali i parë i poetit Jeronim de Rada. Lindi në Maki (it. Macchia Albanese) të Kalabrisë (Itali), në vitin 1852. Në vitet 1869–1870 studioi në kolegjin e Koriliano-Kalabros, Itali. Më 1871 botoi në Firence “Gramatikën e gjuhës shqipe”. Ky botim tërhoqi vëmendjen e studiuesve dhe albanologëve të huaj, si Mikosiç, Mejer etj. Zef de Rada botoi edhe disa poezi, në të cilat mbizotëron motivi i dashurisë. Në prozë shkroi disa përralla. U nda nga jeta në moshën 31-vjeçare. (Në fotografi: Zef de Rada)
Teksti: http://www.lenuoveere.it/blog/zef-de-rada-1#&gid=1&pid=1
Fotografia: © https://www.facebook.com/albaniansociety/photos/a.913138552058612/3718963128142793/?type=3
Përpunim grafik: AHCF




