Qenan Dibra

Lexo ngjarje:

U ekzekutua në Tiranë Qenan Dibra, jurist, disident. Lindi në Dibër, në vitin 1912. Kreu Liceun Francez në Korçë, i diplomuar në Paris për jurisprudencë. Punoi si specialist në Ministrinë e Jashtme. Kryetar i grupimit opozitar Bashkimi Demokrat Shqiptar që mori pjesë në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, krijuar si shkrirje e tri grupimeve: atij të Legalitetit (përfaqësuar nga Qenan Dibra), të rezistencës (përfaqësuar nga Sami Qeribashi) dhe atij socialdemokrat (përfaqësuar nga Musine Kokalari). Ky grupim opozitar zgjodhi si zë publik shkrimtaren e njohur Musine Kokalari, e cila i dorëzoi një memorandum shefit të misionit ushtarak britanik Palmer, për ndërhyrje të misioneve anglo-amerikane pranë Enver Hoxhës për garantimin e zgjedhjeve të lira demokratike. Qenan Dibra u dënua më 17 qershor 1946 bashkë me 37 intelektualë të tjerë, në gjyqin special kundër partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar, si pjesë e grupimit opozitar që mori pjesë në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. Me goditjen dhe shpërbërjen e këtij grupimi, përfundon etapa e legalizimit opozitar në Shqipëri. Me vendim të formës së prerë, masa e dënimit kapital ndaj Qenan Dibrës u zbatua në korrik 1946. (Në fotografi: Qenan Dibra)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 142.

Fotografia: © https://kohanews.com/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img