Në Tiranë u nda nga jeta Vilson Kilica, piktor shqiptar. Lindi në Vlorë, në vitin 1932. Kreu studimet për pikturë në Akademinë e Arteve “Repin”, në Leningrad (ish BRSS). Ai është një nga artistët e rëndësishëm të pikturës së realizmit socialist shqiptar që fillon e konsolidohet gjatë viteve 1960–1990. Realizoi tablo me temë historike, portrete dhe peizazhe të ndryshme gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Kilica ishte një nga pesë autorët e mozaikut të madh në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë (1981). Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kulturën dhe artin shqiptar. Me krijimin e Akademisë së Arteve, Tiranë (Instituti i Arteve, 1961), Kilica ishte drejtori i parë i saj. U nda nga jeta më 2016. (Në fotografi: Vepra e Kilicës “Piktorja e vogël”, vaj në fibër.)
Teksti: Drishti Y.
Fotografia: © http://www.galeriakombetare.gov.al/koleksioni/vilson-kilica.shtml
Përpunim grafik: AHCF




