U vra i goditur nga një granatë në kufirin Kosovë-Shqipëri, te vendi i quajtur Rrasa e Zogut, Kolë Mirdita, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në fshatin Ranoc të komunës së Klinës, në viti 1976. Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashkua në fillim të vitit 1998. Mori pjesë në betejat në Drenicë e Dukagjin dhe në Lugun e Drinit. U vra kur po kthehej me një grup prej 400 luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqipëria, ku ishin pajisur me armatim. Tri vite më vonë, në qendër të Zllakuqanit (Kosovë) u ngrit lapidari në nderim të veprës së dëshmorit Kolë Mirdita. (Në fotografi: Kolë Mirdita)
Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1112.
Fotografia: © http://www.zemrashqiptare.net/news/
Përpunim grafik: AHCF




