U vra në fshatin Begovi, në afërsi të Tetovës Skerdilajd (Bardhyl) Llagami, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në Tiranë, më 1969. Ishte efektiv i forcave speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Në mars të vitit 1999 u bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Tropojë, dhe u bë pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”. Mori pjesë në operacionin “Shigjeta” dhe, me mbarimin e luftës, u sistemua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në Gjakovë. Më pas u angazhua në luftën e shqiptarëve në Maqedoni, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Iu bashkua forcave që vepronin në malet e Sharrit, mbi Tetovë, me detyrën e komandantit të njësitit special. Mori pjesë në shumë aksione kundër policisë dhe ushtrisë maqedonase. Në një prej këtyre aksioneve u vra më 2001. Në vitin 2006 u rivarros në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Tiranë. (Në fotografi: Skerdilajd (Bardhyl) Llagami)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1016.
Fotografia: © Syla G., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




