Në Tiranë, vranë me armë dom Jozef Marksenin, ndërsa e shtynë qëllimisht të arratisej nga burgu; martir i Kishës Katolike. Lindi në Worringen të Gjermanisë, në vitin 1906. Filozofinë e bëri në Shën Augustin dhe Teologjinë në Mölding (Vjenë-Austri). U shugurua meshtar në Munih, më 21 qershor 1936. Kur erdhi në Shqipëri punoi në Kthellë (Mirditë). Më pas, prej vitit 1937 qe famullitar në Perlat të Lezhës dhe prej vitit 1943 në Jubë të Durrësit. U arrestua në Shijak në fillim të shkurtit të vitit 1945. U burgos në Tiranë, ku u dënua me dy vjet burg dhe u mbyll në burgun e sigurisë së lartë të kriminelëve të luftës. U nda nga jeta në vitin 1946. (Në fotografi: Jozef Marksen)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-josef-marksen/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-josef-marksen/
Përpunim grafik: AHCF




