Tahir Demi

Lexo ngjarje:

Në Filat të Çamërisë (Greqi) lindi Tahir Demi, politikan. Ish-kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, i gjykuar me grupin “çam” të Teme Sejkos. Më 15 maj 1961, me vendimin nr. 5, Gjykata e Lartë e dënoi për “tradhti ndaj atdheut”, “për organizim dhe pjesëmarrje në banda të armatosura” dhe “për agjitacione propagandë”. U dënua me pushkatim, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, heqjen e gradës dhe të dekoratës. U ekzekutua në vitin 1961. (Në fotografi: Tahir Demi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 107.

Fotografia: © Arkivi Digjital Shqiptar

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img