Peter R. Prifti

Lexo ngjarje:

Në Rehovë të Kolonjës lindi Peter R. Prifti, historian, gjuhëtar, publicist, përkthyes. Emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (1940). Kreu studimet pasuniversitare (bachelor, 1949) dhe master në filozofi në Universitetin e Pensilvanisë (1955). Sekretar i Federatës Panshqiptare “Vatra” (1958–1960) në Boston. Punoi në MIT (Massachusetts Institute of Technology), në Kembrixh (në Sektorin e Studimeve Ndërkombëtare me fokus Shqipërinë, 1961–1976). Konsulent i gjuhës shqipe në Fakultetin e Gjuhësisë, të Universitetit të Kalifornisë në San Diego (1976-1980). Autor i librave: “Socialist Albania since 1944: Domestic and Foreign Development” Cambridge Mass, 1978 (“Shqipëria socialiste që prej 1944: Zhvillime të brendshme dhe të jashtme”); “Remote Albania: The politics of isolation”, Tiranë, 1999 (“Shqipëria e largët: Politika e izolimit”). Ka botuar përmbledhje artikujsh dhe studime politike e gjuhësore: “Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle 1969–1999”, Columbia University NY, 1999 (“Ballafaqimi në Kosovë: Ndeshja shqiptaro-serbe: 1969–1999”); “Gjuha është organizëm i gjallë” (Tiranë, 1995). Bashkautor në veprën “Standard Albanian; A reference Grammar for students”, Stanford, Kaliforni, 1982 (“Shqipja standarde; Gramatikë për studentët”). Ka hartuar disa zëra që i përkasin Shqipërisë në Enciklopedinë Britanike. Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit I. Që nga viti 1980 ishte në profesion të lirë. U nda nga jeta në San Diego (Kaliforni), në vitin 2010. (Në fotografi: Peter R. Prifti)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2089.

Fotografia: © https://gazetadielli.com/kujtojme-editorin-e-diellitsekretarin-e-vatres-peter-r-prifti-2/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img