Hamdi Ohri

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Hamdi Ohri, atdhetar dhe veprimtar i lëvizjes kombëtare në Ohër e në sanxhakun e Dibrës. Lindi në Ohër, në vitin 1874. Pasi kreu shkollën qytetëse në Manastir, vijoi dy vjet studimet në gjimnazin ushtarak të Stambollit. Qysh i ri iu kushtua përhapjes së ideve kombëtare; hapi në Ohër një shkollë në gjuhën frënge, lejen zyrtare të së cilës e shfrytëzoi për ta kthyer atë në një shkollë për mësimin e gjuhës shqipe. Qëndroi për një kohë në Bukuresht, ku hyri në bashkëpunim me atdhetarë të kolonisë shqiptare. Mori pjesë si delegat i Ohrit në Kuvendin e Vlorës (1912), që Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Në vitin 1914 u tërhoq nga jeta politike. (Në fotografi: Hamdi Ohri)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1875.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img