Kongresi i arsimtarëve antifashistë të Shqipërisë.

Lexo ngjarje:

25 – 27 nëntor 1944

Në qytetin e çliruar të Korçës u mbajt “Kongresi i arsimtarëve antifashistë të Shqipërisë”. Morën pjesë 138 delegatë të zgjedhur nga konferencat arsimore të qarqeve të çliruara, nga radhët e Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe nga këshillat nacionalçlirimtarë në zonat ende të pushtuara. Kongresi u çel me fjalën e ministrit të Arsimit Gjergj Kokoshi, i cili dha një pasqyrë të gjendjes arsimore në vend. Dokumentet kryesore të kongresit janë Rezolucioni dhe Thirrja drejtuar arsimtarëve të Shqipërisë, ku u parashtruan kërkesa, si: e drejta e barabartë e qytetarëve, burra e gra për arsim; e drejta e pakicave kombëtare për të mësuar në gjuhën amtare; shtrirja e rrjetit të arsimit fillor të detyruar e falas në çdo fshat; likuidimi i analfabetizmit; lartësimi kulturor i gruas, eliminimi i dallimeve ndërmjet grave të fshatit e të qytetit; rritja e dinjitetit të mësuesit në shoqëri; edukimi i vëllazërimit midis popujve etj. Kongresi miratoi njëzëri ngritjen pranë çdo nënprefekture të një shkolle plotore ose unike, me karakter laik. Ai vendosi heqjen e menjëhershme të metodave fashiste të edukimit, që kishin depërtuar në dokumentacionin shkollor dhe në veprimtaritë mësimore gjatë pushtimit fashist të Shqipërisë. Kongresi formoi Organizatën e Bashkimit të Arsimtarëve Antifashistë të Shqipërisë, zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm të Bashkuar të Arsimtarëve Antifashistë prej 30 anëtarësh dhe Sekretariatin të përbërë prej 7 vetash. (Në fotografi: Pamje nga qyteti i Korçës.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1253–1254.

Fotografia: © https://telegraf.al/dosier/vladimir-dino-historia-e-kalase-se-korces-dhe-vetqeverimi-shqiptare/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img