Elvira Diamanti

Lexo ngjarje:

Në Vlorë lindi Elvira Diamanti, aktore. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, më 1986 filloi punë si aktore në Teatrin Popullor. Interpretoi kryesisht role me kah pozitive, vajza romantike e të dashuruara, jo rrallëherë edhe me fund dramatik a tragjik. Loja e ndjerë u bë elementi i saj shprehës, për të dhënë në skenë tronditjen që vinte prej baladës ngjethëse të oralit shqiptar “Kostandini dhe Dhoqina”, në inskenimin e novelës “Kush e solli Doruntinën” të Ismail Kadaresë (1988). Elvira Diamanti ka luajtur me sukses edhe në 12 filma. La mbresa të forta me rolin e Marigosë te “Përrallë nga e kaluara” (1987), me të cilin fitoi çmim në Festivalin e Tetë të Filmit Shqiptar. Ajo arriti të nënvizojë përmes këtij roli idenë e lirisë dhe të personalitetit të femrës, në një shoqëri ku sundojnë marrëdhëniet patriarkale dhe ku fati paracaktohej prej autoritetit prindëror. Pjesë e bukurisë së lojës bëhet edhe aftësia për të gërshetuar anët psikologjike të përjetimit me përshtatjen elegante ndaj groteskut, për sa u takon marrëdhënieve me personazhet e tjera. Në aktrimin e saj vërehet shfrytëzimi me zgjuarsi i kundërshtive dhe i rrafsheve diversive midis dramatikes dhe komikes, duke iu mëshuar herë-herë elementeve të satirës. (Në fotografi: Elvira Diamanti)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://sot.com.al/kultura-intervista/elvira-diamanti-shqiptar%C3%ABt-t%C3%AB-lodhur-nga-filmat-me-gjakmarrje-dhe-prostitucion 

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img