Afrim Maliqi

Lexo ngjarje:

Në Prishtinë u vra Afrim Maliqi, gazetar, poet. Lindi në Dobratin të Podujevës, në vitin 1965. Shkollën fillore e kreu në Dobratin dhe Dumnicë, të mesmen në Podujevë, kurse studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës (1991). Po në këtë kohë filloi të botonte shkrimet e para në gazetat “Bota e re”, “Flaka e vëllazërimit” dhe “Zëri i rinisë”. Në vitin 1992 punoi arsimtar në shkollën fillore “Naim Frashëri” të Podujevës, ndërsa nga viti 1994 ishte gazetar në të përditshmen “Bujku” në Prishtinë. Me fillimin e luftës në Kosovë u përfshi në organizimin e rezistencës së armatosur në malet e Llapit. Më 2 dhjetor 1998 u vra në Prishtinë nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Ka të botuara një vëllim me poezi (“Mbi dritaren time perde mos lëshoni”) dhe një libër me recensione, ese, analiza e vështrime për çështje kulturore e politike, për libra dhe fenomene të ndryshme artistike. (Në fotografi: Afrim Maliqi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1032.

Fotografia: © https://www.botasot.info/kultura/1442620/22-vjet-nga-vrasja-e-poetit-publicistit-e-gazetarit-afrim-maliqi/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img