Hyzri Talla

Lexo ngjarje:

Në një pritë të organizuar nga forcat e sigurimit serb, në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, u vra Hyzri Talla, veprimtar, njëri nga udhëheqësit e luftës në Zonën e Llapit. Lindi në fshatin Letanc të komunës së Podujevës, në vitin 1963. Pasi kreu shkollën e mesme në Podujevë, në vitin 1983 u regjistrua në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës. Më 1981 u anëtarësua në grupin ilegal “Kosova e re”, i cili shkruante parulla dhe botonte fletushkën “Përpjekja”. Më vonë u përfshi në strukturat ilegale të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe nga viti 1995, në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Ishte një nga bashkëpunëtorët e afërt të Fatmir Humollit. Gjatë viteve 1993–1995 disa herë udhëtoi në Shqipëri për furnizim me armë. U dallua në luftimet që u zhvilluan në Bardh të Madh dhe në Hade në verë të vitit 1998 dhe në Betejën e Kaçanollit. Kreu detyrën e zëvendëskomandantit të Shërbimit të Kundërzbulimit në Zonën Operative të Llapit. Në vitin 2012, nga Presidenti i Kosovës u dekorua me mirënjohjen “Urdhri i Lirisë”. (Në fotografi: Hyzri Talla)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1641.

Fotografia: © https://www.facebook.com/360293384108838/photos/a.378365042301672/504350139703161/?type=3

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img