Në fshatin Hora e Arbëreshëve (it. Piana degli Albanesi), krahina e Palermos (Sicili) lindi Sotir Ferrara, personalitet i klerit dhe i kulturës arbëreshe. U bë prift më 19 nëntor 1960. Sotir Ferrara është konsideruar si “mjeshtri i liturgjisë bizantine të traditës arbëreshe”, pasi ndikoi në përbashkimin shpirtëror e social të arbëreshëve gjatë 25 vjetëve të punës së tij si dhespot (ipeshkëv) i Eparkisë së Horës së Arbëreshëve. Ishte profesor i matematikës dhe i lëndëve shkencore, si dhe drejtor i korit bizantin të Katedrales së Shën-Mitrit, i cili ishte i përbërë nga arbëreshët e Sicilisë. U nda nga jeta në vitin 2017. (Në fotografi: Sotir Ferrara)
Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë.
Fotografia: © https://www.chiesacattolica.it/annuario-cei/vescovo/199/s-e-r-mons-sotir-ferrara/
Përpunim grafik: AHCF




