Andrea Bogdani

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Andrea Bogdani, kryeipeshkëv i Shkupit, personalitet i shquar i kishës dhe i kulturës shqiptare të shekullit XVII. Andrea Bogdani punoi për arsimimin e popullit shqiptar. Ai hartoi një gramatikë të shqipes në latinisht-shqip, shkroi shumë tekste për nevojat e mësimit shqip dhe u mor me mbledhjen e visarit gjuhësor popullor. Këto vepra, siç shënon i nipi i tij, Pjetër Bogdani, i cili bashkë me selinë kryeipeshkivore trashëgoi edhe arkivin e të ungjit, “u tretën si kripa në ujë” gjatë peripecive të panumërta të jetës. Pjetër Bogdani, një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë së hershme shqiptare, e pasoi atë si Kryepeshkop i Shkupit, më 1677. (Në fotografi: Andrea Bogdani)

Teksti: https://www.kultplus.com/libri/andrea-bogdani-hartuesi-i-gramatikes-latinisht-shqip/

Fotografia: © Qendra e Studimeve për Diasporën, Tiranë

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img