Çun Lajçi

Lexo ngjarje:

Në Rugovë të Pejës lindi Çun Lajçi, aktor. Studimet për aktrim i mbaroi në studion e dramës në Teatrin Popullor të Kosovës, ku nga viti 1970 filloi punën si aktor. Realizoi një sërë rolesh, shumë prej tyre role kryesore. Karrierën e filloi me rolin e Selimit në dramën “Halili e Hajrija”, vazhdoi me role të tjera, si: Kaligula te “Kaligula”, Ademi në “Të ngujuarit”, Xheku në “Njerëzit me shpresa të thyera”, Dijego në “Shtetrrethi mi”, Karandishevi në “Vajza pa pajë”, Suni në “Njeriu i mirë nga Seçuani”, kapiteni Lluka në “Ushtari i mirë Shvejk”, komisari i panjohur në “Konfiteori”, Rabini në “Verbimi i Samsonit”, Deli Uka në “Teatri i vogël i Deli Ukës”, Tali në “Shpend Sokoli i Sokol Shpendit”, Gjenerali në “Ku është populli”, Ceni në dramën “Përplasjet”, Armati në “Komploti ilir”, Dr. Fausti në “Doktor Fausti kobzi” etj. Por rolet e tij më të realizuara konsiderohet Hamleti në “Hamleti në bodrum” në regji të S. Aleksiqit, rol me të cilin u shpall aktori më i mirë në Festivalin teatror “Joakim Vujiq” në Zrenjanin të Vojvodinës (1972). Për rolin e Maestros në shfaqjen “Hana prej letre” të Mehmet Krajës e në regji të Fadil Hysajt u shpall aktori më i mirë në Festivalin ndërkombëtar “Kosova In-Fest” në Prishtinë (2007). Pos në teatër, realizoi një numër rolesh edhe në filmat artistikë, si dhe role në dramat televizive. Një pjesë të aktivitetit Çun Lajçi e zhvilloi si artist i pavarur në monodramat e tij “I kujt është ky plis” dhe “Oso Kuka”, ku portretizoi me recitime dhe këndim epik figurat kombëtare, si Adem Jashari, Oso Kuka etj. Është laureat i një sërë çmimesh dhe mirënjohjesh, ndër të cilët edhe i urdhrit “Naim Frashëri”, i akorduar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë. (Në fotografi: Çun Lajçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 940.

Fotografia: © https://observerkult.com/cun-lajci-ndan-lajmin-e-trishte-humb-degjimin-ne-njerin-vesh/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img