Lindi gjuhëtari, albanologu dhe ballkanologu kroat Henrik Bariç. Është njëri nga studiuesit e huaj të historisë së gjuhës shqipe. Disa vite me radhë botoi revistën shkencore “Arkiv i lashtësisë shqipe, i gjuhës dhe i etnologjisë”. Është autori i disa veprave: “Albanorumanische Studien” (“Studime rumuno-shqiptare”, Sarajevë, 1919); “Iliriske jezične stidije” (“Studime gjuhësore ilire”, Zagreb, 1948); “Poreklo Arbanaša u zvetlu jezika” (“Prejardhja e shqiptarëve në dritën e gjuhës”, Sarajevë, 1954). Ndërmori një fjalor serbokroatisht-shqip, nga i cili u botua vetëm pjesa e parë: “Rečnik srpskoga ili hrvatskoga i arbanskoba jezika”, Zagreb, 1950. Në shqyrtimet etimologjike të tij, Henrik Bariç shtoi fondin indoevropian të shqipes dhe trajtoi disa dukuri të fonetikës historike të saj. (Në fotografi: Kopertina e veprës “Rečnik srpskoga ili hrvatskoga i arbanskoba jezika”, Zagreb, 1950.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 183.
Fotografia: © Kadiu A., Arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




