Themelimi i shoqërisë artistike “Bogdani”.

Lexo ngjarje:

Në Shkodër u themelua shoqëria artistike “Bogdani”, një ndër shoqëritë artistike më të mëdha dhe më të rëndësishme të periudhës së Pavarësisë. Zhvilloi veprimtarinë e vet për 20 vjet radhazi. Ndonëse kishte degë të teatrit, të letërsisë, të muzikës dhe të sportit, u shqua veçanërisht për veprimtaritë e shumta në fushën e teatrit, për nivelin cilësor të shfaqjeve dhe për traditat e pasura që krijoi në artin skenik. Përmes veprimtarive të saj u afirmuan shumë aktorë të talentuar dhe disa dramaturgë. Ajo dha ndihmesë të çmueshme, sidomos në interpretimin e pjesëve të autorëve vendës, por vuri në skenë edhe shumë pjesë të autorëve të njohur botërorë. Rol të rëndësishëm në atë shoqëri luajti Zef M. Harapi, si kryetar i saj për shumë vjet, dramaturg prodhimtar dhe regjisor. Dega e muzikës e zhvilloi veprimtarinë kryesisht përmes orkestrës frymore. Shoqëria e vijoi veprimtarinë artistike deri në vitin 1939, kur autoritetet fashiste shpërndanë të gjitha shoqëritë. (Në fotografi: Dega muzikore e shoqërisë artistike “Bogdani”, Shkodër.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2505.

Fotografia: © https://albemigrant2011.files.wordpress.com/2014/05/shoqnia-bogdani.jpg

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img