Abaz Hado

Lexo ngjarje:

Në Shijak lindi Abaz Hado, piktor, grafist dhe kurator shqiptar i shekujve XX–XXI. Hado kreu liceun artistik “Jordan Misja” dhe Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë (1983), në degën e grafikës, si dhe kursin e kritikës së artit në Universitetin e Arteve. Më 2013 mbrojti titullin “Doktor”. Abaz Hado ka qenë pedagog dhe drejtues i lartë në disa institucione shtetërore, si: Drejtor Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë (2002–2005), zëvendësministër në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (2012–2013), si dhe zëvendëskryetar në Bashkinë e Tiranës (2016–2018). Artisti Hado ka marrë pjesë në ekspozitat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Pas vitit 1990, artisti Abaz Hado është pjesëmarrës në bienale të rëndësishme ndërkombëtare, si në Spanjë, Gjermani, Bullgari, Portugali, Zvicër, Poloni, Slloveni, SHBA, etj. Tematika e artistit Hado është e lidhur ngushtë me jetën sociale të qytetit shqiptar duke realizuar cikle grafike, ku ndihet një shprehje dhe raport grafik i fuqishëm, si në realizimin e detajeve, por edhe në emocionin e përgjithshëm artistik. Është autor i disa botimeve mbi artin dhe artistët shqiptarë. (Në fotografi: Abaz Hado)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 42.

Fotografia: © https://tirananews.al/abaz-hado-teatri-kombetar-dhe-e-verteta-e-kauzes/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img