Xhevat Gashi

Lexo ngjarje:

Në fshatin Prekallë të Istogut u gjend i vrarë Xhevat Gashi, mjek i përgjithshëm, dëshmor. Lindi në Kosuriq të Pejës, në vitin 1953. Kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në Pejë, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë. Punoi në Trestenik, në Treboviq dhe në Shërbimin e Urgjencës në Pejë. Pas largimit të punëtorëve me dhunë nga pushteti serb, ishte aktiv në sindikatat e mjekëve. Dha kontribut të veçantë në kohën e helmimit masiv të nxënësve dhe fëmijëve shqiptarë nga pushteti serb. Për punën dhe veprimtarinë e tij disa herë u mor në “biseda informative”. U rrëmbye më 20 janar 1999, duke shkuar në punë dhe më 21 janar u gjend i vrarë në fshatin Prekallë të Istogut. (Në fotografi: Xhevat Gashi)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 489.

Fotografia: © https://www.njeshi.com/dafina-kujton-babane-e-vrare-22-vjet-me-pare-mjekun-hero-xhevat-gashi/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img