Aristotel Papa

Lexo ngjarje:

Në Përmet lindi Aristotel Papa, peizazhist lirik i natyrave në Shqipëri, në gjysmën e dytë të shekullit XX. Kryen pjesërisht studimet në Akademinë e Arteve në Zagreb, Kroaci (1946, ish-R.F. Jugosllave). Së bashku me Andrea Manon dhe Abdulla Cangonjin (Emini) i përfundon studimet më vonë në Bullgari. Krijimtaria e tij iu kushtua peizazhit të zonës së Tiranës. Në disa nga tablotë e Papës shpeshherë ndihet ndikimi i impresionizmit francez. Papa konsiderohet si piktori i peizazhit realist i zonës së Shqipërisë së Mesme. Në tablotë e tij, brenda thjeshtësisë dhe peizazhit të zakonshëm që ai pikturoi, ndihet një dashuri e thellë për natyrën, një përpunim i detajit, elegancë në vizatim dhe një dritë tipike shqiptare. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 2002. (Në fotografi: Vepra e Papës “Korieri i Lidhjes”, 1978, vaj në kanavacë.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 126.

Fotografia: © https://www.facebook.com/AlbanianArtOfficial/posts/1898374530333593/?locale=hi_IN

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img