Alajdin Demiri

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Alajdin Demiri, diplomat, analist politik dhe profesor universitar. Lindi në Tetovë, në vitin 1954. Nga 1973 deri në 1977, ai studioi sociologjinë në Sarajevë. Nga viti 1977 deri më 1978 punoi si gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut, në redaksinë në gjuhën shqipe. Në vitet 1978–1983 dhe 1983–1988 ishte profesor i sociologjisë dhe i filozofisë në një shkollë të mesme në Tetovë dhe më pas punoi në bibliotekën e qytetit. Gjatë viteve 1990–1995, Alajdin Demiri studioi frëngjisht në Lausanne, Zvicër. Kthehet më 1995 dhe përfshihet në skenën politike në kuadër të Partisë për Prosperitet Demokratik. Në vitin 1997 u zgjodh kryetar i komunës së Tetovës, ndërsa në vitin 1998 dënohet me dy vite burg për vendosjen e flamurit kombëtar para komunës së Tetovës, ngjarje e njohur që ndodhi paralelisht me komunën e Gostivarit, që përfundoi me dhunë brutale të policisë së asaj kohe e që shkaktoi viktima dhe të arrestuar. Parlamenti Europian kërkoi lirimin e tij, dhe ai u lirua sipas një Ligji mbi Amnistinë. Më pas, në periudhën e fundviteve ’90 të shekullit XX, emërohet ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Pas kthimit, angazhohet si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. (Në fotografi: Alajdin Demiri)

Teksti: https://ekonomiaonline.com/ves-alajdin-demiri-politikani-dhe-akademiku-shqiptar-ne-maqedoni/

Fotografia: © https://www.aa.com.tr/sq/ballkani/nd%C3%ABrroi-jet%C3%AB-alajdin-demiri-ish-kryetari-i-komun%C3%ABs-s%C3%AB-tetov%C3%ABs/1451380

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img