Në qytetin e lashtë të Gjirokastrës u përurua monumenti i Çerçiz Topullit, vepër e Skulptorit të Popullit, Odhise Paskali. Monumenti u ngrit me ndihmat e mbledhura nga populli dhe mërgimtarët shqiptarë jashtë vendit. Çerçiz Topulli ishte atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave për çlirimin kombëtar të vendit, Hero i Popullit. (Në fotografi: Monumenti i Çerçiz Topullit, Gjirokastër.)
Teksti: https://www.shqiperia.com/
Fotografia: © http://www.odhisepaskali.com/Topulli.htm
Përpunim grafik: AHCF




