Në Kthellë të Mirditës lindi dom Anton Zogaj, martir i Kishës Katolike. Lindi në Kthellë të Mirditës. U shugurua meshtar, më 26 prill 1932. Pas shugurimit u emërua famullitar i Shna Prendes në Kurbin, pastaj i katedrales së Shën Luçisë në Durrës, pastaj kancelar i arqipeshkvit dhe sekretar i imzot Vinçenc Prennushit. U arrestua në Durrës, më 18 maj 1947, një ditë përpara imzot Vinçenc Prennushit (19.05.1947) dhe po aty u burgos. U gjykua në Durrës, më 29 gusht 1947, dhe u dënua me vdekje më 24 dhjetor 1947. Pa bërë një vit të plotë burg, u pushkatua pranë Porto Romanos në Durrës, në vitin 1948. (Në fotografi: Dom Anton Zogaj)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-anton-zogaj-2/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-anton-zogaj-2/
Përpunim grafik: AHCF




