Elisabeta Karabolli

Lexo ngjarje:

Qitësja, Mjeshtrja e Merituar e Sportit, Elisabeta Karabolli (Nishica), përfaqësoi Shqipërinë në Gjermani dhe u shpall kampione e Evropës në pistoletë ajrore. Elisabeta Karabolli lindi në Tiranë, në vitin 1958. Ka ushtruar sportin e qitjes në garën 30+30 pistoletë në klubin sportiv “Partizani” (1972–1984) dhe në klubin sportiv “Studenti” (1992–2000). Ka fituar disa medalje ari dhe argjendi në kampionatet ballkanike të viteve 1982, 1984, 1992, 1996. Ka marrë pjesë në tri kampionate evropiane, duke fituar medalje bronzi (1977, Romë); medalje argjendi (1978, Finlandë) dhe titullin kampione e Evropës (1979, Gjermani, 587 pikë). (Në fotografi: Momenti i shpalljes kampione e Evropës, 1979.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1118.

Fotografia: © https://www.ocnal.com/2022/09/as-today-elisabeta-karabolli-became.html

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Rahovecit

U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img