Gjatë luftës kundër forcave të ushtrisë dhe të policisë serbe u vra Kemajl Hetemi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në Ferizaj, në vitin 1968. Në muajin korrik të vitit 1998 u bë anëtar i shtabit lokal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Krojmir. Po atë muaj mori pjesë në luftimet kundër forcave serbe në afërsi të fshatit Fushticë, ndërsa pak ditë më vonë mori pjesë në luftën për mbrojtjen e Zborcit. Në korrik të vitit 1998 me shumë bashkëluftëtarë të tjerë u përfshi në përbërjen e Nënzonës Operative të Nerodimes në Jezerc. Me urdhër të komandës së kësaj nënzone u caktua zëvendëskomandant i pikës së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc. U vra në mbrojtje të pozicioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Në fotografi: Kemajl Hetemi)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 619.
Fotografia: © https://www.facebook.com/R.Bislimi/photos/a.1208509669164698/4973651775983783/
Përpunim grafik: AHCF




