Në Shkodër lindi at Bernardin Palaj, martir i Kishës Katolike. Ndoqi të gjitha shkollat e Fretërve Minorë të Shkodrës, liceun e bëri në Salisburg dhe Filozofinë e Teologjinë në Insbruk të Austrisë. U shugurua meshtar më 2 gusht 1918. Dha gjuhë shqipe dhe latine në gjimnazin Illyricum të Fretërve Minorë. Punoi në famullitë e Toplanës, të Palçit, të Shalës, të Bushkashit, të Planit dhe të Rubikut. U arrestua në Rubik dhe u burgos në Shkodër, më 22 tetor 1946. U nda nga jeta prej torturave në burgun e Shkodrës, në vitin 1946. (Në fotografi: Bernardin Palaj)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/ate-bernardin-palaj-o-f-m/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/ate-bernardin-palaj-o-f-m/
Përpunim grafik: AHCF




