Në Neveskë (rrethi i Follorinës, Greqi), u kap nga autoritetet osmane dhe u vra Spiro Bellkameni, veprimtar dhe luftëtar i lëvizjes për çlirimin kombëtar. Lindi në fshatin shqiptar Bellkamen pranë Follorinës, në vitin 1885. Qysh në moshë të re, i edukuar me idetë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe nën ndikimin e Themistokli Gërmenjit, mori pjesë me armë në dorë në çetat e armatosura, ku u dallua si luftëtar trim sidomos gjatë viteve 1911–1912. U nda nga jeta në vitin 1912. (Në fotografi: Spiro Bellkameni)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 207.
Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë.
Përpunim grafik: AHCF




