Dila Marku

Lexo ngjarje:

U vra nga një bandë e armatosur antiqeveritare Dila Marku (Dilica), veprimtare shoqërore në krahinën e Mirditës, Heroinë e Popullit. Lindi në fshatin Fregën (Lezhë), në vitin 1931. Zhvilloi veprimtari të gjerë për emancipimin dhe shkollimin e gruas kundër zakoneve prapanike e patriarkale që kufizonin të drejtat e saj. Me shembullin e vet tërhoqi shumë të rinj e të reja nga krahina, në aksionet për rindërtimin e vendit. Jetës dhe veprës së saj i kushtohet drama e Loni Papës “Cuca e Maleve”, mbi të cilën u krijua baleti (1970) me muzikë të Nikolla Zoraqit e koreografi të Agron Aliajt dhe u xhirua film (1974) me regjisorë Dhimitër Anagnostin e Pëllumb Kallfen. (Në fotografi: Skenë nga baleti “Cuca e Maleve”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1634.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Cuca_e_maleve_%28balet%29

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Rahovecit

U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img