Aleksandër Filipi

Lexo ngjarje:

Në Berat lindi Aleksandër Filipi, pjesë e grupit të piktorëve modernë bashkëkohore shqiptarë. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë. Artisti Filipi, i prirur në realizime të tablove kompozicionale, ka realizuar tema nga ngjarje historike, legjenda e motive nga jeta e përditshme, duke filluar që në vitet ’80 të shekullit XX. Aleksandër Filipi është bashkautor me grupin e katër artistëve të tjerë shqiptarë në realizimin e mozaikut me titull “Shqipëria”, për fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë (1981). Dallohet si një artist gjithmonë i figurshëm e me mjete komunikuese, shpesh simbolike. Aleksandër Filipi në vazhdimësi mbetet një piktor i rëndësishëm bashkëkohor i tablosë kompozicionale në Shqipëri, ku vendin kryesor e zë figura njerëzore. (Në fotografi: Vepra e Filipit “Tirana”, 2016, vaj në kanavacë.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 58.

Fotografia: © Koleksioni i autorit.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img