Në Berat lindi Llukë Karafili, arsimtar, studiues, bibliofil dhe publicist. Më 11 dhjetor 1993, Drejtoria e Administratës se Burgjeve pranë Ministrisë së Rendit Publik, njohu vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit “për motive politike” nga data 29 janar 1945 deri më 7 maj 1945. Llukë Karafili u bë i njohur në publicistikën e viteve ’30 të shekullit XX me pseudonimin “Bardhyli”, nën të cilin botoi në revistën “Leka” dhe “Hylli i Dritës”. Në vitin 1912, me pseudonimin (Bardhyli), shkroi punimin me ushtrime numerike mbi lëndën e aritmetikës (matematikës) i cili flet për metodologjinë e lëndës që është përdorur më shumë se një shekull më parë në vend. U nda nga jeta në vitin 1976. (Në fotografi: Faqja e parë e punimit të vitit 2012.)
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 162–163.
Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror
Përpunim grafik: AHCF




