Skënder Demolli

Lexo ngjarje:

Lindi në Korçë Skënder Demolli, shkrimtar humorist, komediograf. Kreu studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë (sot: Universiteti Bujqësor) më 1976, por talenti e çoi drejt letërsisë humoristike dhe dramaturgjisë, ku edhe ndoqi një kurs pasuniversitar për dramaturgji në vitin akademik 1984–1985. Libri i tij i parë është “Fabula”, 1986; më pas botoi novela, fabula dhe rrëfime për fëmijë. Veç komedive, ka përshtatur në trajtë komedie disa filma grekë, duke i rishkruar e mbushur me karaktere dhe lëndë të jetës shqiptare. Komeditë e tij shquhen për mprehtësitë, situatat e këndshme, befasimet, fjalorin e pasur, sikundër edhe nga një ironi therëse, që shkon natyrshëm drejt satirës në zbulimin e dukurive negative, veseve e sjelljeve të ulëta të njerëzve, posaçërisht deformimet e rënda që kanë ndodhur në shoqërinë shqiptare pas viteve ’90 në periudhën e tranzicionit dhe anarkisë sociale. Ka shkruar pjesë edhe për teatrot e kukullave. (Në fotografi: Skënder Demolli)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/profil-i-komediografit-skender-demolli/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drane Xhaja

Lindi në Shkodër Drane Xhaja, aktore e humorit.

Tonin Ujka

Pano Taçi

Vehbi Skënderi

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img