Vehbi Skënderi

Lexo ngjarje:

Në Zvicër, u nda nga jeta Vehbi Skënderi, poet. Lindi në Strelcë të Gorës (Korçë), më 1927. Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit fillimisht punoi si redaktor në organe të ndryshme të shtypit dhe në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” (1949–1968). Në vitin 1968 u dërgua për “riedukim” si punëtor në hidrocentralin e Vaut të Dejës. U rikthye redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” në vitin 1971; prej vitit 1997, jeton në Zvicër. Në fazën e parë të krijimtarisë së Vehbi Skënderit, tema e parapëlqyer e poezisë së tij ka qenë jeta dhe psikologjia e njerëzve të punës, e trajtuar me një lirizëm që shkrihet me një konkretësi detajesh. Pas viteve ’90 të shekullit XX, Vehbi Skënderi nisi të trajtojë temat ekzistenciale, duke e përtërirë krijimtarinë e tij me një përmasë universale filozofike dhe me thellësi psikologjike. Ka botuar disa vëllime poetike, si: “Përsëri mëngjes” (1973), “Kumbojnë vitet” (1984), “Bëjmë sikur” (1995) etj. (Në fotografi: Vehbi Skënderi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2357.

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img